Një qytetar ia ka goditur veturën dikujt pa dashje, mirëpo këtu ndodhi e pazakonta, pasi ai ia la një letër të quditshme pronarit.
Letrën në të cilën ia shkruajti mesazhin duke i treguar se ia ka goditur veturën e postoi në grupin “Marakli t’kerreve”.
Edhe pse zakonisht ndodh që në raste të tilla personat e lënë numrin e tyre që t’i kontaktojnë, por në këtë rast personi që ka goditur veturën ka lënë një letër, me një shkrim epik.
“Ta kom rrok pak kerrin. Jam ka bëj kishe po e shkruaj qet letër se njerëzit po kqyrin. Ishalla e nreq”, është shkruar në letrën që ia ka lënë mbi veturë.