Syla për pastrimin e listave të veteranëve: Kurti duhet së pari me hjek veten

Analisti dhe gazetari, Valon Syla, ka komentuar deklaratat e dhëna së fundmi nga kryeministri Kurti dhe propozimin për pastrimin e listave të veteranëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Syla ka thënë se Kurti s’do ta ketë betejën me PDK-në, por me AAK-në e Listën Guxo.

“Pazari me diplomat fallc të veteranëve, ka ndiku edhe në zgjedhje lokale dhe nacionale, që duke i shpallur ashtu si të rrejshëm i blenin edhe votat e tyre me beneficionet që i shpërblenin rrejshëm”, ka shkruar Syla.

Postimi i plotë:

E mirë ështe kjo iniciativa me i pastru listat e vetetanëve. Por këtu Albin Kurti nuk e ka betejën me PDK, por me do tjerë, e pak ma shumë me AAK dhe disa të tjerë që i ka ende aleat si Lista Guxo dhe që kanë votu për të në zgjedhjet e fundit. Te kqyrim qysh po ja del.

Pazari me diplomat fallc të veteranëve, ka ndiku edhe në zgjedhje lokale dhe nacionale, që duke i shpallur ashtu si të rrejshëm i blenin edhe votat e tyre me beneficionet që i shpërblenin rrejshëm. Por me pastrimin e listave mas pari Albin Kurti duhet me hjek vetën. Pastaj edhe të tjerët. Punë të mbarë.