Syla, Kurtit: Ki me ikë në Norvegji prej marres, je eksperiment i dështuar

Gazetari Valon Syla i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ky i fundit tha se çdo familje që nuk ka së paku një të punësuari, shteti do t’ia subvencionojë në 70 për qind pagën, pra deri në 300 euro për periudhën gjashtë mujore.

Syla përmes një shkrimi në Facebook tha se Kurti nuk ka punuar asgjë, duke e vlerësuar si një i paaftë politik.

“Kurti po thotë, çdo familje një të punësuar, që vlen si për debillin, si për të aftin. Kjo i bjen që 2 të aftë, kanë me ja lëshu vendin një budalle familiar që zakonisht është Vetëvendosje. Sipas kësaj politike, krejt punëtorët kanë me u dokë si Gjyshinca, Dimal Basha, Koka e Raketës, Fitore Pacolli e do edhe si dëshmitarë të Jehovës që si njeh askush as për aftësi as për send, përpos që trokasin te dera me fletushka, që i ka bo ky deputet, se për meritë as në punë si kish marrë najkush najherë.”, tha Syla.

Ai beson se kryeministri Kurti do të ikë në Norvegji nga turpi, e duke shtuar se Kurti do të hyjë në histori si një ‘debill i madh qesharak’.

“Ti je një i paaftë politik, që po mendon se po të besojnë hala. Por e sheh se nuk e ki gjatë. Jam tu të pa se ki me ikë një ditë në Norvegji prej marres. Hala se ke kuptu çfarë reakcioni shoqëror të pret prej shtatorit. Mbaje mend. Njerzit janë në zor në Kosovë me e marrë hakun e vet të hises në shoqëri, jo vitra për propabilitet familjar. Eksperiment i dështuar je, si krejt tjerë komunista ma herët. E ke ëndër me hy në histori, por ki me hy në histori, veç si debill i madh qesharak. Kohën e humbur skanë me ta falë kosovarët. Kaq”, shkroi Syla.