Sveçla: Gjeta një mori shkeljesh në dikasterin që unë drejtoj, disa i dërgova në hetuesi

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka thënë se në dikasterin që ai drejton ka gjetur një mori shkeljesh ligjore.

Gjatë raportimit për në Komisionin e Mbikëqyrjes së Financave Publike në të cilin u shqyrtua raporti i auditimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme gjatë vitit 2020, Sveçla tha se disa prej shkeljeve i ka dërguar edhe në hetuesi.

 

 

“Ka pasur tejkalim të vlerave të kontratës kornizë me procedurë jo publike. Vlera e saj ishte mbi 200 mijë euro ku janë bërë tejkalime mbi normën e lejuar”, tha ai.

Edhe anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ngritën shqetësimet e tyre për të gjeturat e auditorit për pasqyrat financiare të Ministrisë̈ së Punëve të Brendshme për vitin 2020.

 

\RTV-Okarina\