Superliga e Kosovës ofron dy ndeshje emocionuese

Sot nga ora 16:00 janë në program dhe dy takimet e fundit të xhiros së katërt në ”BKT” Superligën e Kosovës.
Prishtina në kërkim të këndelljes pret Gjilanin me synimin e vetëm – fitoren.
Kampionët nuk e kanë nisur mirë këtë sezon duke marrë vetëm një pikë në tre ndeshje, kurse gjilanasit në tre ndeshjet e para kanë marrë pesë sosh.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet ndërmjet Ulpianës dhe Drenicës.
Vendasit do synojnë fitoren e parë pas ri-kthimit në elitën e futbollit kosovar, kurse drenicasit në kërkim të vazhdojnë ecurinë pozitive në këtë fillim të sezonit.
Ulpiana mori pikën e vetme në ndeshjen e parë kundër Llapit, kurse ”Shqiponjat e zeza” pas barazimit të pa-merituar me Gjilanin, fituan me Dukagjinin dhe Prishtinën për një total prej 7 pikëve nga 9 të mundshme.
Nëse fiton sot skuadra e udhëhequr nga Tahir Lushtaku do të ngjitet e para në tabel dhe të udhëheq e vetme Superligën.
\RTV-Okarina\