Super e diela futbollistike

Sot, do të zhvillohen pesë derbi në arenën ndërkombëtare në ligat më të forta si La Liga, Premier League, Eredivisie, Serier A dhe Ligue 1.
Barcelona – Real Madrid
Gjeneratat ndryshohen, por një ”El Clasiso” mbetet ”El Clasico” gjithmonë.
Ndeshja kryesore e futbollit spanjollë zhvillohet sot në stadiumin ”Camp Nou” me fillim nga ora 16:15 në kuadër të javës së dhjetë në La Liga.
Pasi u mësuam me mungesën e Ronaldos në derbin më të madh në planet, tani duhet të mësohemi dhe pa prezencën e Leo Messit.
Barcelona me shumë probleme pret madrilienët që po zhvillojnë një futboll të bukur me Benzema dhe Vinicius që po shkëlqejnë.
Në tre ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, ”Mbretërit” kanë regjistruar tre fitore, kurse në ”Camp Nou” në ndeshjen e fundit ”Los Blancos” fituan 3-1.
Ajax – PSV
Në ”Johan Cruijff ArenA” Ajaxi pret PSV-në në derbin më spektakolar të futbollit holandez në kuadër të xhiros së dhjetë të Eredivisie.
Ajaxi prin në tabelë me 22 pikë, e ndjekur nga PSV me një pikë më pak.
Në katër ndeshjet e fundit si vendas Ajaxi ka marrë tre fitore dhe një barazim dhe edhe në këtë ndeshje janë favorit.
Manchester United – Liverpool
Një derbi fantastik na pret në ”Old Trafford” me fillim nga ora 17:30 në kuadër të javës së nentë në Premier League.
Aktualisht Liverpooli është në vendin e tretë me 18 pikë, kurse Manchester United gjendet në vendin e gjashtë me 14 pikë.
Duel interesant ndërmjet dy futbollistëve të jashtëzakonshëm siç janë Ronaldo e Salah, që janë në top formë.
Salah në tetë ndeshje ka realizuar shtatë gola, kurse Ronaldo në pesë ndeshje ka realizuar tre gola.
Në katër ndeshjet e fundit në ”Teatrin e ëndrrave” janë regjistruar dy barazime, kurse nga një fitore ka marrë secila skuadër, duke u realizuar 11 gola në këto katër ndeshje.
Mbrëmja ofron dhe dy supersfida tjera.
Inter – Juventus
Kampioni në fuqi i Serie A pret ”Zonjën e Vjetër” për një duel që pritet të jetë shumë interesant në kuadër të xhiros së nëntë.
Derbi D’Italia do të zhvillohet në ”Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 20:45.
Aktualisht zikaltërit janë në vendin e tretë me 17 pikë, kurse bardhezinjët janë në vendin e shtatë me 14 pikë.
Në pesë ndeshjet e fundit në Serie A ”Bianconerët” kanë marrë 4 fitore dhe një barazim, duke u realizuar 13 gola.
Por, ky derbi do të ketë mungesën e dy top golashënuesve si Lukaku e Cristiano Ronaldo që vendosën të rikthehen në Premier League.
Marseille – PSG
PSG e ka nisur shumë mirë këtë edicion teksa në dhjetë xhirot e para ka marr nëntë fitore dhe ka pësuar vetëm një humbje, kurse marsejezët në nëntë ndeshje kanë marrë 17 pikë.
Në pesë ndeshjet e fundit në Ligue 1, parisienët kanë marrë 4 fitore dhe një ndeshje ka përfunduar baras, parisienët duke realizuar plotë 14 gola në portën marsejeze.
\RTV-Okarina\