Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person pasi në gjendje të dehur ka sulmuar tri femra dhe një mashkull në një aheng.
Rasti ka ndodhur në Hereq të Gjakovës, të dielën në ora 00:22.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti nen ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht të pranishmit në një aheng, me ç‘rast tri femra dhe një mashkull kosovarë kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”.
Po ashtu, i dyshuari ka dëmtuar edhe dy vetura. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.