Arrestohet një person i dyshuar në Çikatovë të Re të Drenasit, pasi që po i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Drenas e me pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Kjo është bërë e ditur nga policia, ku sipas tyre rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:30. Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
/RTV-Okarina/