Suarez shpëtimtari i Atletico Madrid-it

Mbrëmë ka filluar xhiro e gjashtë në La Liga dhe janë zhvilluar tre ndeshje.
Atletico Madrid fitoi me vështirësi kundër Getafes në ”Coliseum Alfonso Perez”.
Vendasit e Getafes kaluan të parët në epërsi falë autogolit të portierit të Atleticos Jan Oblak në minutën 45′
Në pjesën e dytë ndeshja po shkonte mirë për vendasit deri në minutën 74′ kur Carles Alena la ekipin me dhjetë lojtarë në fushë pasi mori karton të kuq.
Kampionët në fuqi të La Ligës e shfrytëzuan avantazhin numerik dhe fillimisht barazuan rezultatin në minutën në minutën 78 me golin e Luis Suarez.
Uruguajani ia dha tre pikët skuadrës së tij në minutën e parë shtesë dhe ngjiti në vend të parë në tabel, së paku përkohësisht kuqebardhët.
Baskët e Bilbaos u befasuan nga Vallecano duke u mundur 2-0 në ”San Mames”.
Golat për Rayo Vallecanon i shënuan Alvaro Garcia 5′ dhe Falcao 90+6′.
Levante e Shkodran Mustafit dhe e Enis Bardhit u mund 0-2 nga Celta Vigo.
Në këtë ndeshje Mustafi luajti tërë ndeshje duke pasur një paraqitje të mirë.
Golat për musafirët i shënuan Aspas 66′ dhe Mendez 85′, falë dy asistimeve të Santi Mina.
\RTV-Okarina\