Studim: Të rriturit që marrin vaksinën AstraZeneca kanë më pak antitrupa se ata që marrin Pfizer

 

Britanikët e moshuar që e kanë marrë vaksinën e kompanisë AstraZeneca kanë më pak gjasa që të kenë antitrupa kundër Covidit se ata që e kanë marrë vaksinën e kompanisë Pfizer, tregon një studim.

Hulumtuesit e Kolegjit Imperial të Londrës zbuluan se më pak se 85 për qind e personave mbi moshën 80-vjeçare kishin nivel të vërejtshëm të proteinave që e luftojnë virusin dy javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës së AstraZeneca-s.

 

 

Në anën tjetër, gati 98 për qind e personave të kësaj grupmoshe që e kishin marrë vaksinën e Pfizer-it kishin antitrupa, shkruan Daily Mail, transmeton RTV Okarina.

Të gjeturat erdhën nga studimi më i madh vëzhgues në Britani, i njohur si REACT-2, përmes së cilit testohen në mënyrë të rastësishme mostrat e gjakut të qindra mijëra britanikëve.

Ndonëse antitrupat janë vetëm një pjesë e reagimit të përgjithshëm imunitar të organizmit kundër Covid-it, ekspertët thonë se rezultatet nuk ishin tërësisht të befaishme.

 

\RTV-Okarina\