Stefano Pioli trajneri më i mirë për muajin tetor në Serie A

Milan edhe pse nuk po shkëlqen në Champions League, në Serie A duket krejt si një skuadër tjetër.
Kuqezinjët përveç rezultateve të mira, po zhvillojnë një futboll të bukur, lojë që nuk po arrijnë ta aplikojnë në Champions League.
Aktualisht “Rossonerët” kanë marrë 10 fitore dhe një barazim në 11 xhirot e para në elitën e futbollit italian.
Një merit të madhe në këtë sukses ka dhe trajneri Stefano Pioli, i cili sot u shpall dhe trajneri më i mirë për muajin tetor në Serie A.
Milan në tetor zhvilloi pesë ndeshje, ku i fituan të pestat.
Milan fitoi kundër Atalantës (2-3), Veronës (3-2), Bolonjës (2-4), Torinos (1-0) dhe Romës 1-2).
Të dielën Milan përballet me Interin në derbin e Milanos me fillim nga ora 20:45, sfidë kjo që pritet të jetë tepër interesante.
\RTV-Okarina\