Është raportuar nga mediat ndërkombëtare se forma e Lionel Messit është e dobët, mirëpo kështu nuk thonë statistikat.
Në përballjen me Sevillën, ylli argjentinas realizoi golin e 24-të tij në këtë edicion në të gjitha garat.
Kjo nuk është e gjitha, pasi gjashtë herë fituesit i Topit të Artë është përfshirë në mbi 30 gola për sezonin e 13-të rresht.
Lojtari 33-vjeçar e filloi ngadalë këtë sezon, por forma e tij ka shkuar vetëm duke u ngritur dhe golat e tij e thonë këtë më së miri.
Në total, Messi ka shënuar 14 gola dhe katër asistime që nga fillimi i këtij viti, duke qenë më në formë se të gjithë lojtarët në botë në moshën e tij.
Duke marrë parasysh se ai po luan në njërën ndër ekipet më të dobëta të Barcelonës ndër vite, argjentinasi po arrin që të shkëlqejë në çdo garë.
Lionel Messi has now scored in every single one of his last nine LaLiga and UCL games for Barcelona since Jan 6:
⚽️⚽️
⚽️⚽️
⚽️
⚽️
⚽️⚽️
⚽️
⚽️
⚽️⚽️
⚽️Never in doubt. 👽 pic.twitter.com/2Sbs7B2q0W
— Squawka Football (@Squawka) February 27, 2021