Gjykatësit, prokurorët dhe stafi përcjellës i Dhomave të Specializuara me seli në Hagë nga kjo e hënë hyjnë në pushim dimëror.
Duke filluar nga 20 dhjetori deri më 7 janar do të vazhdojë pushimi dimëror i tyre, kështu për 19 ditë të njëjtit nuk do të merren më me çështjet juridike.
E tek pas fundjavës së 8 e 9 janarit, dhe të hënës që nuk ka ndonjë aktivitet të madh në kalendar, Specialja do t’iu kthehet seancave më 11 janar, ku do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-kryetarit OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati dhe ish-nënkryetarit, Nasim Haradinaj.
Kujtojmë se në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020 vazhdojnë të mbahen edhe ish-udhëheqësit e UÇK-së, dhe vendit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, si edhe ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa.