Specialja cakton seancën e radhës ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit

 

Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou, ka caktuar seancën e radhës në rastin e Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit.

E njëjta do të jetë konferencë mbi ecurinë e çështjes deri më tani, e pesta me radhë.

Seanca është caktuar të mbahet të premten e 28 majit në orën 11:00.

 

 

Në këtë kontekst, mbrojtja dhe Prokuroria e Specializuar janë urdhëruar që të dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim më së largu deri të mërkurën në orën 16:00.

Gucati e Haradinaj po mbahen që nga shtatori në paraburgim.

Mbi ta rëndojnë akuza që kanë të bëjnë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për shkak të publikimit të dosjeve të Speciales që atyre u erdhën në OVL.

 

\RTV-Okarina\