Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se Java e katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm.
IHK njofton se edhe sot do të mbajë mot i vranët dhe me shi, ndërkaq të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë.
Por, të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.
Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe ditën e enjte. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1- 8m/s.
\RTV-Okarina\