Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

 

Nga ora 09:30 sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Në seancën e djeshme ai ka lëshuar sallën dhe nuk ka pranuar të vazhdojë të dëgjojë dëshmitarin e parë që ka folur kundër tij në gjykatë.

 

 

Ky veprim i tij është arsyetuar nga mbrojtësi i tij dhe është aprovuar edhe nga trupi gjykues, por kryetarja e panelit që po e gjykon Mustafën ka thënë se është e nevojshme që në seancën e sotme ai të jetë prezent.

 

\RTV-Okarina\