Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot do të takohet me kandidaten për presidente Vjosa Osmani.
Ky takim është konfirmuar se do të mbahet në ora 14:00 në Kuvendin e Kosovës.
Tutje ky takim vjen në kuadër të zhvillimeve politike në vend për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.
Ai kishte thënë se do të takohen vetëm me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, për të kuptuar pozicionin e saj karshi LDK-së dhe të gjitha partive politike.
“Jemi dakorduar që pas formimit të institucioneve të takohemi me kandidaten për presidente [Vjosa Osmani] dhe të kuptojmë më qartë pozicionin e saj karshi LDK-së, karshi VV-së, karshi partive opozitare dhe në veçanti karshi nismës së saj politike të paralajmëruar”.
\RTV-Okarina\