Sot pritet të miratohet raporti për Kosovën nga Parlamenti Evropian

 

Parlamenti Evropian sot do të miratojë raportin e saj për Kosovën, pasi një gjë të tillë e kishte bërë më herët Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme.

Kështu ka bërë të ditur raportuesja për Kosovën në PE Viola von Cramon.

Cramon në një postim në Twitter,  ka bërë të ditur se debati mbi raportin e saj do të fillojë rreth orës 11:00.

 

 

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i PE-së ka miratuar në muajin shkurt raportin për Kosovën, në të cilin u bëhet thirrje edhe një herë pesë shteteve të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia janë pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

\RTV-Okarina\