Sot pritet të miratohet plan-programi qeverisës i Qeverisë Kurti

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka ftuar sot mbledhjen e radhës të qeverisë, mbledhje në të cilën pritet të miratohet plan-programi i qeverisë.

Mbledhja është ftuar për në orën 15:00 ndërsa opozita që disa javë ka hedhur kritika në adresë të qeverisë për mos prezantim të plan-programit qeverisës.

 

 

Javën e kaluar kryeministri Kurti kishte premtuar që së shpejti plan-programi do të jetë gati.

 

\RTV-Okarina\