Sot pritet të mbahet seanca e parë shqyrtuese kundër Dardan Krivaqës në Gjykatën Themelore në Ferizaj

 

Gjatë ditës së martë Dardan Krivaqa, ka rënë në duart e Policisë së Kosovës pasi disa ditë ishte i arratisur.

Krivaqa është i dyshuari kryesor në rastin e vrasjes së 18 vjeçares, Marigona Osmani.

Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

E sot pritet të mbahet seanca e parë shqyrtuese në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

 

 

Gjatë ditë prokuroria pritet ta dorëzojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Vjosa Baftiu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

“Sot gjatës ditës në konsultim me prokurorin e rastit pritet të dorëzohet në gjykatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”.