Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për sot në takim, kryetarët e komunave të Kosovës.
Klan Kosova merr vesh se bëhet fjalë për takim urgjent, të cilin shefi i Qeverisë, e ka kërkuar për të diskutuar me kryetarët, rreth pandemisë dhe situatës së krijuar.
Në këtë takim mes Kurtit dhe kryetarëve të komunave pritet të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Takimi pritet të mbahet në ambientet e Qeverisë së Kosovës.