Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës sot do të mbajë takim me pronarët e sallave të dasmave nga të gjitha komunat lidhur me masat anti-Covid.
Kjo është bërë e ditur pasi që kështu kanë njoftuar qysh dje nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës.
OHT të Kosovës do të bëjë kërkesë që më 10 qershor të hapen sallat e dasmave në Kosovë, si ato me ambient të hapur por edhe ato me ambient të mbyllur.
Ata do të kërkojnë që në salla të lejohen rreth 200 deri 250 persona brenda.
Nga ky takim, OHT pritet të dalë me kërkesa të qarta për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë Kurti.
/RTV-Okarina/