Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), do të filloj procesi i numërimit të votave me kusht për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor, këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Gjatë ditës së sotme planifikojmë të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen paraprakisht për orën e fillimit të numërimit”, ka thënë Elezi.
Gjatë ditës së djeshme në QNR ka përfunduar numërimi i votave nga jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar me postë në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor.
\RTV-Okarina\