Në këtë komunë do t’a përmbyllë fushatën Nisma

 

 

Nisma Socialdemokrate, sot mban tubimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit. E sikur në zgjedhjet e kaluara edhe këtë herë përmbyllja bëhet në qytetin e Prizrenit.

 

 

Sipas njoftimit të Nisma Socialdemokrate, tubimi mbahet në sallën e sportit të shkollës “Fadil Hisari”, në Prizren.

Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 121 dhe me sloganin “Me çlirimtarët”.

/RTV-Okarina/