Këtë të hënë do të mbahet konferenca për ecurinë e rastit të ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala.
Kështu kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara të Kosovës përmes një njoftimi.
Seanca e parë në rastin e tij është mbajtur në prill, ku Shala u deklarua i pafajshëm.
Shala është arrestuar më 16 mars 2021 dhe akuzohet për përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.