Serie A është një nga ligat më të forta në botë dhe me një futboll shumë të dashur për futbolldashsit.
Sot fillion edicioni i ri i garave dhe pritet që edhe ky sezon të jetë i jashtëzakonshëm.
Interi pasi rrëzoi nga froni Juventusin, e nis këtë sezon me pretendime të mëdha, por dhe me shumë ndryshime në skuadër duke filluar nga trajneri e deri tek disa futbollist.
”Nerazzurët” larguan trajnerin Conte, dhe disa futbollist ku spikasin dy emra si Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi, të cilët u shitën te Chelsea, respektivisht te PSG. Skuadra nga Milano punoi dhe në sjelljen e lojtarëve të rinj në skuadër dhe nënshkruan me Dzeko, Dumfries dhe Calhanoglu.
Skuadra e trajnsrit Simone Inzaghi do e nis mbrojtjen e titullit kampion kundër Genoas me fillim nga ora 18:30.
Në po këtë orar zhvillohet dhe ndeshja tjetër Verona – Sassuolo.
Me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohen dhe dy ndeshje tjera.
Dueli i shqiptarëve Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami me Empolin do të presin Lazion e Vedat Muriqit, Elseid Hysajt dhe Thomas Strakoshës në ”Stadio Carlo Castellani”.
Edhe në Torino pritet të zhvillohet një ndeshje e zjarrtë me Torinon që pret Atalantën.
Atalanta sezonin e kaluar bëri një sezon shumë të mirë duke e mbyllur sezonin në vendin e tretë me 78 pikë të grumbulluara dhe duke siguruar pjesëmarrjen në Champions League.
\RTV-Okarina\