Sot, ministrja Gërvalla raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë

 

Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Në këtë takim do të raportojë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, shkruan Indeksonline.

Takimi do të fillojë në ora 10:00.

 

 

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla Schwarz raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me planin legjislativ të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe prioritetet e saj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)”.

 

\RTV-Okarina\