Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot pikat e mbetura të seancës së kaluar, duke filluar nga ora 10:00. Me këtë rast, do të mbyllet edhe sesioni pranveror.
Njoftimi i Kuvendit:
Rendi i ditës
Votimi i Raportit me Rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare,
Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me problemet e evidentuara në NP KOSTT Sh.A,
Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
\RTV-Okarina\