Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj përmes një statusi, në 22 vjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës ka shkruar se për 78 ditë, kombet që u rreshtuan në anën e të drejtës historike nën ombrellën e NATO-s, bombarduan deri në dorëzimin dhe dëbimin e Serbisë nga Kosova, duke parandaluar gjenocidin e planifikuar të Millosheviqit.
Tutja ai shkruan se falë NATO-s dhe dëshmorëve të UÇK-së, Kosova frymon e lirë si shtet i pavarur dhe është faktor stabiliteti për rajonin.
“22 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës që i dha fund luftës në vendin tonë. Për 78 ditë, kombet që u rreshtuan në anën e të drejtës historike nën ombrellën e NATO-s, bombarduan deri në dorëzimin dhe dëbimin e Serbisë nga Kosova, duke parandaluar gjenocidin e planifikuar të Millosheviqit.
Sot, falë NATO-s dhe dëshmorëve të UÇK-së, Kosova frymon e lirë si shtet i pavarur dhe është faktor stabiliteti për rajonin. Përjetësisht mirënjohës”, tha ai.
\RTV-Okarina\