Sot mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për sezonin vjeshtor

 

Sot mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për sezonin vjeshtor.

Seanca pritet të fillojë në ora 10:00, ku do të ketë gjashtë pika në rend dite.

Fillimisht do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës, e më pas pyetje parlamentare si dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.

Ndërsa pikë e katërt e rendit të ditës është shqyrtimi i shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.

 

 

Në pikën e pestë është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit

Pika e fundit e rendit të ditës në këtë seancë të parë vjeshtore do të jetë formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

 

\RTV-Okarina\