Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist-QIKA, Rrjeti i Grave të Kosovës, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore do të organizojë sot marsh protestues për mbrojtjen e grave.
Marshi do të fillojë në ora 12:00 nga objekti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe do të vazhdojnë tek Ministria e Punëve të Brendshme dhe përfunduar pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kërkesa kryesore e këtij marshi protestues është që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare.
“Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkohen në marshin protestues për të kundërshtuar dhunën e shtypjen ndaj grave dhe për të kërkuar përgjegjësi institucionale për jetën e humbur të Marigonës dhe të vajzave e grave të tjera”, thuhet në njoftimin e tyre.
\RTV-Okarina\