Sot mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së në misionin e parë paqësor jashtë vendit

 

Sot mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit.

Ceremonia mbahet, më 9 mars 2021, duke filluar nga ora 10:45, në sallën e sporteve në kazermën “Adem Jashari“, në Prishtinë.

 

 

 

Fjalë rasti do të mbajë ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes në detyrë Anton Çuni dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Ndryshe, Kuvajti është shteti në të cilin Forca e Sigurisë së Kosovës, do të shërbejë me mision paqeruajtës, përkrah ushtrisë amerikane.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama pak javë më parë kishte bërë të ditur se marrëveshja është nënshkruar me shtetin e Kuvajtit dhe kontingjenti i Forcës… do të nisë misionin në muajin mars të këtij viti, i cili pritet të zgjasë gjashtë muaj.

Iraku e Kuvajti ishin vendet në të cilat pritej të zbarkonte ushtria e re e Kosovës në mision e saj të parë paqeruajtës, por tashmë është konfirmuar se do të jetë ky i dyti ku një numër simbolik i pjesëtarëve të FSK-së do të shërbejnë.

Njësitet e FSK-së do të jenë pjesë e misionit të Gardës Kombëtare të Iowa-s.