Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot do të mbajë konferencë për media, në orën 09:15.
Konferenca do të mbahet për hidrocentralet, në ora 09:15, me lokacion tek ura në Brezovicë (100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit).
“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës – MMPHI, ju fton të përcillni konferencën për media të thirrur nga ministri z. Liburn Aliu për hidrocentralet.
Konferenca për Media do të mbahet sot me datë 22.04.2021, (E enjte) nga ora 09:15, me lokacion tek Ura në Brezovicë (100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit)“, thuhet në njoftimin e ministrisë.
\RTV-Okarina\