Bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë, asambleistë e qytetarë, vendosem lule e bëmë homazhe tek varri i dëshmorit Rizah Ahmeti, në Vajnikë, në përvjetorin e tij të rënies.
Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme, kujtimi e nderimi për ta është obligim moral e institucional që duhet bërë gjithmonë.
Lavdi dëshmorit Rizah Ahmeti dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!RTVOKARINA.