Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot fillon vaksinimi i personave mbi moshën 65-vjeçare.
Përmes një njoftimi për media, MSH-ja ka bërë të ditur se fillimisht do të vaksinohen personat nga komunat e rajonit të Prishtinës.
E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)• Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova) Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)
E premte, 14 maj: (08:00-19:30)• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova) Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë) Të gjitha komunat: Në QKMF
E shtunë, 15 maj (08:00-19:30)• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova) Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë) Të gjitha komunat: Në QKMF