Sot në sallën e Kuvendit Komunal në Skenderaj, është mbajtur diskutimi publik lidhur me Draft Rregulloren për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba.
Ramiz Shala, Kryetari i Komisionit për hartimin e akteve normative, ka prezantuar në mënyrë të hollësishme këtë draft rregullore
Ndërsa në anën tjeter qytetarët, në këtë diskutim publik paraqiten të gjitha pyetjet, komentet por edhe paqartësitë që kishin lidhur me draft rregulloren për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba.
Gjithashtu, Kryetari i këtij komisioni Ramiz Shala, ka kërkuar nga qytetarët e Skenderajt, që çdo sugjerim, t’a paraqesin deri me datën 01.03.2021.