Me 20 dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e solidaritetit.
Solidariteti përkufizohet si një ndërgjegjësim për interesat dhe objektivat e përbashkëta që krijojnë një ndjenjë psikologjike uniteti, ai gjithashtu i referohet lidhjes shoqërore mes njerëzve.
Sipas Deklaratës së Kombeve të Bashkuara, solidariteti është ndër vlerat themelore për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Deklarata gjithashtu thekson se sfidat globale duhet të menaxhohen në mënyrë që kostot dhe ngarkesat të shpërndahen në mënyrë të drejtë.
Kjo është në përputhje me parimet bazë të barazisë dhe drejtësisë sociale. Përveç kësaj, ata që kanë kushte më të mira, duhet të ndihmojnë ata që nuk kanë.
OKB-ja është e bindur se solidariteti krijon një frymë të përbashkët, e cila është thelbësore për zhdukjen e varfërisë.