Sot është Dita Botërore e Faljes

7 korriku shënon Ditën Botërore të Faljes.

Kjo ditë synon të inkurajojë njerëzit që të falin njëri-tjetrin, sepse kjo ndikon edhe në shëndetin e njeriut.

Një studim i Universitetit të Wisconsin në lidhje me faljen zbuloi se njerëzit që falnin vuanin më pak nga sëmundjet e ndryshme.

Nga ana tjetër, sipas studimit njerëzit që falnin më pak kishin më shumë probleme shëndetësore, përcjell Klankosova.tv.

Mosfalja sipas ekspertëve shkakton stres, i cili mund të çojë në ankth, presion të lartë gjakut dhe depresion.

Duke mos falur, mund t’iu shkaktohen emocione negative, zemërim dhe zhgënjim.

Ndryshe, falja përfshin heqjen dorë nga ndjenjat e pakënaqësisë dhe zemërimit.