Sot dëshiron ta takojë, por Albulena Haxhiu e kishte quajtur “kriminel” Kadri Veselin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka udhëtuar drejt Hagës për t’u takuar me ish-pjesëtarët e UÇK-së, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, dhe ka shprehur vullnetin që t’i takojë nga afër edhe të akuzuarit tjerë të Gjykatës Speciale që ndodhen atje.

Mirëpo, bëhet e ditur se vizitën e saj e ka refuzuar ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish kryeparlamentari Kadri Veseli.

Kujtojmë se më këtë të fundit, Haxhiu kishte pasur një përplasje të ashpër gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, moment të cilin mund ta shihni ne videon e mëposhtme:

VIDEO