Sot armëpushim disa-orësh mes Ukrainës dhe Rusisë

Detaje të tjera kanë dalë për një “armëpushim të përkohshëm” në dy qytete të Ukrainës, raportuar nga media shtetërore ruse mëngjesin e sotëm.

Ky lajm erdhi fillimisht nga pala ruse, por autoritetet në Ukrainë tani kanë konfirmuar se korridoret humanitare do të krijohen, shkruan Sky Neës, transmeton lajmi.net.

Pavlo Kirilenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk, konfirmoi se armëpushimi filloi në orën 9 të mëngjesit me orën lokale.

Raporte të mëtejshme nga këshilli i qytetit të Mariupol kanë konfirmuar se evakuimi do të fillojë në orën 11:00 me orën lokale (09:00 GMT) dhe do të zgjasë deri në orën 16:00 (14:00 GMT).

Një korridor humanitar do të krijohet gjithashtu në Volnovakha, sipas Rusisë, por detajet e këtij evakuimi të dytë mbeten të paqarta