Sonte fillon sezoni dhe për AC Milan

Sonte me fillim nga ora 20:45 Sampdoria pret si vendas Milanon e Stefano Piolit në ndeshjen e vlefshme për javën e parë në Serie A.
Pas sezonit fantastik që zhvilluan ”rosonerët” pritshmëritë janë të mëdha edhe këtë sezon.
AC Milan embylli në vend të dytë edicionin e kaluar në Serie A duke grumbulluar 79 pikë dhe duke siguruar pjesëmarrjen në Champions League pas shumë vitesh, kurse Sampdoria e mbylli edicionin e kaluar në poziten e 9-të me gjithsej 52 pikë të fituara.
Ndeshja zhvillohet në Gjenova në stadiumin ”Luigi Ferraris” ku tradicionalisht ka pasur ndeshje interesante dhe me rivalitet.
Në dhjetë sfidat e luajtura në këtë stadium AC Milan ka bilanc më të mirë ku ka arritur të marrë pesë fitore, tri ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe dy janë fitoret e skuadrës së drejtuar nga trajneri Roberto D’Aversa.
Në këto dhjetë ndeshje janë shënuar 21 gola, 13 nga ”Kuqezinjtë” dhe 8 nga gjenovezët.
AC Milan ka qenë mjaft aktive në këtë merkato ku ka afruar lojtar me emër si Florenzi, Giroud, Diaz , Tomori e Tonali, të cilët do të mundohen të i ndihmojnë klubit të ngjitet në majat e futbollit europian.
Ndeshja tjetër në mbrëmjen e sontme në Serie A do të zhvillohet ndërmjet Cagliarit dhe Spezias në stadiumin ”Unipol Domus” në ora 18:30.
\RTV-Okarina\