Analistja kosovare, Luljeta Aliu, ka dhënë një deklaratë në një emision politik lidhur më familjet e dëshmorëve
Sipas saj, kjo kategori s’duhet të ketë respekt gjatë gjithë jetës.
“Nganjëherë me duket paksa e tejkalume që secili me përmend patriotizmin e familjes së tij. Nuk ka nevojë me përsërit gjithmonë. “Ka ardhur koha mos me u marrë me narracione të paraluftës, por duhet të me pa përpara.
Mua më duket shumë e tepërt që secili me përmend se e ka pas një dëshmor, një ashtu… ne i mbrojmë dëshmorët, lavdi të gjithëve, por nuk mundemi me kërku benifite edhe respekt gjatë gjithë jetës, përjetësisht…, sepse secili është prek në familje”, ka deklaruar ajo në T7.