Pro krijimit të Superligës Evropiane, tashmë zyrtarisht ka dalë edhe skuadra e Barcelonës.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Barcelona thotë se është njëra nga 12 skuadrat themeluese të Superligës së Evropës.
Klubet si: AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.
Formimi i Superligës vjen në një kohë kur pandemia globale ka përshpejtuar paqëndrueshmërinë në modelin ekzistues ekonomik të futbollit Evropian.
/RTV-Okarina/