Bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100.000 banorë, është bërë kategorizimi i komunave sipas zonave:
Ku komuna e Skenderaj bënë pjesë në “Zonën e gjelbër” së bashku me 16 komuna të tjera si: Deçani, Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin-Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërpca.
Në “Zonën e verdhë” janë 14 komuna: Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Shtimja, Prizreni, Peja, Gjakova, Graçanica, Kamenica, Ferizaj.
Ndërsa në “Zonën e kuqe” janë 7 komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani dhe Gjilani.
Shpjegim:
- “ZONA E KUQE”: mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh
- “ZONA E VERDHË”: deri në 76-150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh
- “ZONA E GJELBËR”: deri në 75 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh
- /RTV-OKARINA