Skandaloze: Mitrovicasi bleu në “INTEREX” jogurt për fëmijë por ajo çka gjeti brenda është e tmerrshme

Një qytetar nga Mitrovica kishte blerë me datën 26.01.2022, disa gjëra ushqimore në marketin INTEREX, ndër to edhe jogurt për fëmijë.

Ky qytetar ka treguar se kur e kishte hapur jogurtin, ajo që kishte gjetur brenda ishte e tmerrshme, raporton “Veriu.info”.

Ai poashtu ka dërguar faturën dhe ka bërë një video për ta dëshmuar me fakte se çfarë kishte brenda.

Nga pamje shihet se brenda ka diçka të mykur, por as ai vet nuk ka mundur ta emertojë me ndonjë emër pasi thotë se nuk ka parë kurrë një gjë të tillë. Por ka shprehur gatishmëri që ta faktojë para çdo kujt, nëse i kërkohet.

Në paketim shkruante se afati i qëndrushmërisë ishte deri me datën 30.03.2022.

Shikoheni video KĒTU