Bartja e armëve nga të miturit është kthyer në dukuri shqetësuese në Kosovë. Edhe vet policia e ka deklaruar se vazhdimisht raportohen raste të ndryshme të posedimit të armëve nga të miturit e të rinjtë.
E një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në fshatin Nadakovc të komunës së Vushtrrisë.
Siç raporton Sinjali, drejtori i shkollës fillore në këtë fshat, ka marrë informacione se disa nxënës mund të posedojnë gjëra të kundërligjshme.
Në përcjellje të tyre, ai ka kapur mat një 10-vjeçar tek i cili ka gjetur një armë tytëshkurtër.
Lidhur me këtë ai menjëherë ka njoftuar organet e rendit, ku njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar armën që u gjet tek i mituri.
Po ashtu është shoqëruar në stacion policor për intervistim babai i fëmijës, i cili u përgjigj në pyetjet e hetuesve në cilësinë e të dyshuarit.