Skandal: Komuna e Skenderajt ende me statut me rregullore të UNMIK-ut

Komuna e Skenderajt është pothuajse komuna e vetme me shumicë shqiptare që tash e 14 vite pas pavarësisë ende nuk ka miratuar statutin e ri të komunës, por fatkeqësisht punon me statutin e vjetër i cili thirret edhe në rregullore të UNMIK-ut.

Ish Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari kishte provuar disa herë që të miratojë statutin e ri por që ishte PDK-ja dhe asambleistët e saj që nuk përkrahën një propozim vendim të tillë.

Tani kur PDK-ja qeverisë me komunën e Skenderajt, kryetari Fadil Nura ende nuk ka marrë  ndonjë hap për miratimin e statutit të ri të komunës por për qudi e ka parë më të rëndësishme dhe më primare miratimin e statutit të QKMF-së dhe jo atë të komunës i cili është bazamenti  i funksionimit të këtij institucioni.

https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2017/10/Statuti-i-komun%C3%ABs-s%C3%AB-Skenderaj-1.pdf