S’ka vend për alarm, shkencëtarët: “Omicron” më ngjitës se “Delta”, por më pak i rrezikshëm

Varianti “Omicron” është më ngjitës se “Delta” por më pak i rrezikshëm. Dy javë pas identifikimit të rastit të parë të variantit të ri të koronavirusit në Afrikën e Jugut, shkencëtarët ende po përpiqen të zgjidhin “gjenezën” e tij.

Komuniteti shkencor është i dyzuar në lidhje me variatin e ri por ajo që është e sigurt është se deri më tani numri i viktimave për shkak të këtij varianti është më i ulët në krahasim me variantet e tjera.

Një përqindje shumë më e vogël e të shtruarve në spital kishin nevojë për oksigjen shtesë në krahasim me tre valët e mëparshme, sipas një analize të të dhënave të pacientëve nga Këshilli i Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës së Jugut (SAMRC).

Megjithatë, raportimet për një version “fantazmë” të variantit që fshihet në trupin e njeriut dhe që nuk zbulohet as nga testet molekulare (PCR), ka shkaktuar një alarm të ri. Për këtë arsye qeveritë në mbarë botën po përpiqen të peshojnë të dhënat e reja që dalin dhe të vendosin masa të reja të rrepta parandaluese, raporton abcnews.al

Omicron: “Varianti i fshehtë”

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë identifikuar variantin e “fshehtë” që nuk “njihet” nga testet PCR, pas rritjes së shpejtë të këtyre rasteve në vetëm një ditë (nga 101 në 437). Është vlerësuar se 6% e 709 rasteve të mutacionit Omicron të regjistruara në bazën e të dhënave të gjenomit në Mbretërinë e Bashkuar i përkasin këtij mutacioni të pazbuluar.

Omicron: Varianti optimist

Nga ana tjetër, një studim i fundit italian arriti në përfundimin se vaksinat ekzistuese dhe antitrupat nga infeksioni i mëparshëm janë ende “mburoja” kryesore kundër mutacionit Omicron. 70% e variantit të ri nuk ka pësuar mutacion, sipas studimit, sipas të cilit varianti ri ka të paktën tre herë më shumë mikromutacione nga “Delta” sesa të llojit të ri, megjithatë, mbeten “të prekshëm ndaj sistemin imunitar”, raporton abcnews.al

Ndër “optimistët” është Anthony Fauci, specialisti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, i cili e konsideron të pamundur që varianti Omicron të jetë më i rrezikshëm se Delta. “Varianti i ri i SARS-Cov-2 ka padyshim një transmetueshmëri më të lartë, madje edhe më të lartë se Delta, e cila aktualisht dominon.

Gjithsesi, është thuajse e sigurt që “Omicron” është më pak serioz se “Delta”. Kjo shihet në raportin që analizon numrin e rasteve dhe numrin e të shtrimeve në spitale në Afrikën e Jugut. Ky raport është më i ulët në krahasim me variantin Delta.

Omicron i shpëton mbrojtjes së vaksinave

Prodhuesit e vaksinave gjithashtu janë të dyzuar. “Vaksinat ekzistuese të koronavirusit ka të ngjarë të jenë më pak efektive kundër Omicron sesa variantet e mëparshme,” sipas një deklarate të Moderna.

Duke folur për Financial Times, Stephane Bancel paralajmëroi se do të duheshin muaj që kompanitë farmaceutike të zhvillojnë vaksina të reja posaçërisht për variantin Omicron. Ai tha gjithashtu se numri i lartë i mutacioneve të Omicron në proteinën spike, të cilën virusi përdor për të infektuar qelizat njerëzore dhe përhapja e shpejtë e variantit në Afrikën e Jugut, tregojnë që vaksinat që ekzistojnë tani mund të kenë nevojë për modifikim vitin e ardhshëm.transemton rtvokarina.