S’ka siguri as në shtëpi – Makina i futet në oborr, lë të vdekur 23-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e 31 gushtit në Tiranë, ku si pasojë e një aksidenti – krejtësisht të pazakonshëm – automobilistik, një 23-vjeçare ka gjetur vdekjen.

Gjithçka ka ndodhur në rrugën “Shaban Bardhoshi”, kur shtetasi D.T., gjatë drejtimit të automjetit të tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke hyrë në oborrin e një banese.

Pikërisht aty gjendej shtetasja M.S., 23-vjeçare, e cila u përplas nga mjeti në oborrin e shtëpisë së saj.

Ajo mori dëmtime të shumta dhe u dërgua drejt spitalit, ku më pas ndërroi edhe jetë.

Një grup i posaçëm hetimor ka shkuar drejt vendngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

/Albanianpost.com