S’ka ku shkon më keq: Liqeni Akumules po shkatërrohet, krijohet “mal nënujor” nga barishtet

 

Gjendja e shtratit të Liqenit Akumulues në Mitrovicë vazhdon të jetë katastrofale, shkruaj Jepi Ze.

Barishte të rritura dhe të dalura ku shihen qartë, ia kanë humbur bukurinë këtij Liqeni, shkruan Jepi zë.

Qytetarët që kanë dalur ta shijojnë këtë pjesë, janë ankuar për papastërinë që është krijuar si pasojë e barishteve.

Nga pamja e një fotografive, të krijohet përshtypja se në shtratin e lumit Iber është krijuar një “mal nënujor” nga barsihtet e rritura.

Ndryshe Komuna e Mitrovicës e udhëhqeur nga ish krytari Agim Bahtiri kishte blerë një barkë prej 20 mijë euroshe për pastrimin e lumit, por duket se parat të kenë shkuar “poshtë”, pasi kjo anije nuk po kryen punë.